Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tri raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus.

Është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 953.

Aktualisht në Kosovë janë 20 raste aktive. /Zëri