Vdes në vendin e punës një person në Leposaviq
Një person ka pësuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani në Leposaviq.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 04.11.2022 rreth orës 12:15 minuta në fshatin Bistricë në Leposaviq, raporton Zeri.info.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”m thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Zëri