19 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total janë 19 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 2 raste të reja, ndërsa nuk ka pasur viktima.

MSH-ja po ashtu bën të ditur se nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,202 persona.

Ndërsa, në procesi i vaksinimit janë dhënë 1,836,636 doza të vaksinës. /Zëri