Paralajmërohet protestë për tërheqjen e fondeve nga Trusti

Kriza ekonomike, inflacioni i lartë dhe papunësia në Kosovë ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi dhe të kërkojnë ndihmë për tejkalimin e këtyre problemeve sociale.

Një ndër kërkesat e tyre është tërheqja e 30 për qind të parave nga Trusti, por kjo nuk po përkrahet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton Zeri.info.

Por, për këtë çështje është paralajmëruar një protestë në kryeqytet me fillim nga ora 12:00.

Kështu bëri të ditur iniciatori Adnan Jashari në grupin “Pro tërheqjes së Trustit” në Facebook.

“Nesër le të jehojë sheshi! Unë nënshkrova për tërheqje, tash koha për votim. Përfille nënshkrimin deputet, zgjedhjet vijnë prapë! Kriza është tani, deputetë votojeni Trustin! Djersa jonë, kursimet tona! Unë votova për ty, ti votoje Trustin!”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri