Vuçiqi takohet me Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim është diskutuar me theks të veçantë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun, raporton Zeri.info.

“Takim me Miroslav Lajçakun, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiqi në Instagram. /Zëri