Haxhiu takon Komisionerin për Drejtësi të BE-së, flasin për procesin e vetingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Didier Reynders, ku kanë biseduar për reformat që po bën Kosova në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim është diskuar edhe për procesin e vetingut, përfshirë edhe takimet me akterët politik, por edhe me përfaqësuesit e organeve të drejtësisë.

“Njëkohësisht Ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në komunikatë. /Zëri