Selmanaj: Pa SHBA-në asnjë nismë s’do të përfundojë në favor të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë duhet të mirëpriten.

Ai më tej ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së asnjë proces s’do të përfundojë në favor të Kosovës, shkruan Zeri.info.

“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë!”, shkroi ai.

Kujtojmë se pas vendimit të Qeverisë për mosshtyerje të afatit për targat ilegale, SHBA-ja dhe BE-ja u shprehën të zhgënjyera, gjë që nxiti reagime të shumta. /Zëri