Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka mbetur i vdekur pas një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” pasditën e sotme.

Këtë lajm e konfirmoi për “Zëri”, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë, kurse vdekja e viktimës është konfirmuar në vend të ngjarjes

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, u shpreh ai. /Zëri