Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të komandantit të FSK-së, gjeneralëve, oficerëve, nënoficerëve por dhe ushtarëve, të akterëve vendorë, por edhe grupeve këshilluese ndërkombëtare.

Ai tha se Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë:

Ushtritë ngritën me punë ekipore, besim në njëri-tjetrin, që buron nga vullneti i palëkundshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut; si thirrje e brendshme më madhore se çdo gjë tjetër; si obligim ndaj dëshmorëve dhe brezave të ardhshëm; si detyrë ndaj njerëzimit për mbrojtje të vlerave demokratike, si angazhim i përbashkët përtej dallimeve kombëtare, ngase liria njerëzore nuk kufizohet brenda një territori, dhe agresori është armiku i përbashkët dhe i vetëm që duhet të luftohet.

Andaj, në këtë aspekt, rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të Komandantit të FSK-së, gjeneralëve, oficerëve, nënoficerëve por dhe ushtarëve, të akterëve vendorë, por edhe grupeve këshilluese ndërkombëtare.

Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n, e nga aty çdo mision ndërkombëtar që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, njerëzores përtej gjithçkaje.