Nga sot gjuha rome është zyrtare në Prizren

Nga sot në Prizren gjuha rome është gjuhë zyrtare.

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj sot mori pjesë në “Promovimin e Diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit”, ku përmes mbledhjes solemne u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Kmunën e Prizrenit, raporton Zeri.info.

Totaj fillimisht falënderoi asamblistët për përkrahjen dhe me këtë rast dhe potencoi se diversiteti është vlerë e Prizrenit.

“Jam krenar me këtë qytet,që është mozaik me shumë ngjyra dhe këtë duhet së bashku ta shfrytëzojmë për promovim të Prizrenit, që jeton në paqe, në çdo aspekt”, tha Totaj.

Më tej theksoi se komuniteti rom është shembull për angazhimin e madh për arritjen e qëllimeve dhe ndikimit në gjithë shoqërinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve, gjë të cilën Komuna e Prizrenit e ka prioritet”, thuhet në komunikatë për media. /Zëri