Klopp: Kupa e Botës tregon se askush nuk kujdeset për lojtarët

Jurgen Klopp thotë se është “çmenduri” që Kupa e Botës fillon më pak se një javë pas ndërprerjes së sezonit vendas, pasi lista e mungesave në Katar rritet.

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten, Klopp u pyet nga “Goal” për presionet me të cilat përballen trajnerët dhe lojtarët, të cilët e dinë se një dëmtim në këtë fazë do t’u mohonte atyre mundësinë për të përfaqësuar vendet e tyre në turneun më të madh në futboll.

Lojtarët si Paul Pogba, N'Golo Kante, Timo Werner dhe Diogo Jota tashmë janë përjashtuar për shkak të lëndimeve, ndërsa të tjerë si Son Heung-min, Romelu Lukaku, Raphael Varane, Ben Chilwell dhe Reece James po përballen me një garë me kohën që të jenë në formë.

Klopp tha: “E urrej këtë temë. Këto probleme ishin kaq të qarta, ishin kaq të qarta dhe askush nuk e përmendi një herë deri në tre ose katër javë para Kupës së Botës. Dhe tani papritmas lojtarët lëndohen dhe ju thoni ‘ai nuk mund të luajë Kupën e Botës, wow!’”.

“Kjo situatë, lojtarët që lëndohen në fund të sezonit dhe humbasin Kupën e Botës, nuk është e re. Pas një sezoni të gjatë, kjo ndodh kudo në botë. Por tani fillimi i Kupës së Botës një javë pas ndeshjes së fundit, është një rrezik më i madh. I çmendur”.

“Askush nuk kujdeset për ne dhe si e trajtojmë atë. Ju më bëni pyetjen tani. Çfarë mendoni se duhet të bëj? A duhet t’i pyes lojtarët para Southampton ose Derby, 'a doni vërtet të luani?' Ne jemi të gjithë fajtorë?, dhe ti me shume se une, qe e le te ndodhe ne rradhe te pare. Dhe tani ndodh dhe kaq, duhet te shkojme bashke me te dhe lojtaret qe lëndohen dhe nuk mund ta luajnë është katastrof, por si mundet ne e ndryshojmë atë?”.

Kanë mbetur edhe dy raunde të ndeshjeve të Premierligës për t’u luajtur para fillimit të Kupës së Botës, si dhe një sërë ndeshjesh të mesjavës në Carabao Cup.

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës, mes Katarit dhe Ekuadorit, zhvillohet më 20 nëntor. /Zeri.info