Presidenti i La Ligës, Tebas: Pique do të përfundojë si president i Barçës, pa dyshim

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas konsideron se futbollisti, Gerard Pique do të përfundojë si president i Barcelonës.

Pique dje (enjte) njoftoi pensionimin e tij nga futbolli, kështu duke varur këpucët e tij në “gozhdë”.

Ky vendim i mbrojtësit spanjoll padyshim që i ka hutuar të gjithë.

Për këtë, presidenti i kampionatit spanjoll, Tebas, vlerësoi vendimin e qendërmbrojtësit të Barçës në një intervistë për “El Partidazo de Cope”, ku tha se ai do të jetë një kandidat i madh për presidencën e Barçës.

“Ai ka tre kushte shumë të rëndësishme për të qenë president i FC Barcelona, ai ka qenë në klub për 25 vjet, ai e njeh botën e futbollit si lojtar dhe industrinë sportive si biznesmen. Ai e di që të tre janë shumë të ndryshëm, por eksperienca e tij në fushën e vendimmarrjes si biznesmen - me sukseset dhe dështimet e tij - e bëjnë atë një kandidat të madh për presidencën e Barçës, mendoj se ai do të përpiqet”, ka thënë Tebas. /Zeri.info