Abazi nuk tregon se a do të operohej në QKUK apo në spitale private

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e rregullt për media u pyet nëse do ta zgjidhte QKUK-në përpara spitaleve private për ndonjë ndërhyrje të mundshme kirurgjike, duke iu referuar operimit të presidentes Vjosa Osmani në një spital privat.

Me të dëgjuar pyetjen, Abazi u distancua nga thelbi i pyetjes dhe kaloi në një çështje tjetër, duke diskutuar për cilësinë e barnave.

Sipas Abazit, duhet të punohet ndaj korrupsionit në shëndetësi dhe të këtë sistem të gatshëm për shërbime cilësore.

“Do e zgjedhja te bëjmë lufte ne korrupsionin shëndetësor, kemi problem me llojin e kualitetin e barnave, janë linja te veçanta që prodhojnë vetëm për Evropën dhe Ballkanin, unë i dua shëndet të mirë presidentes se vendit , t’u shërbej vendit kushtetues dhe qytetareve”.

“Përzgjedhja ime si deputet është lufte e pakompromis ndaj korrupsionit në shëndetësi dhe qe sistemi publik te jete i gatshëm për shërbime cilësore e garancion e jo shtretër te vdekjes. Nuk është faji i të gjithë personelit, ka problem nga e kaluara qe kontrollohet nga rrjete te sistemit”. /EO