Për dy vjet, 13 milionë euro për të akuzuarit në Hagë

Nga buxheti i Kosovës, në dy vjetët e fundit, janë ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar të Kosovës nga Gjykata Speciale për krime lufte, me seli në Hagë.

Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për avokatët e tetë të akuzuarve.

Evropa e Lirë shkruan se më së shumti nga këto shpenzime janë bërë për Jakup Krasniqin [mbi 2 milionë euro], Hysni Gucatin [mbi 1.9 milionë euro], Rexhep Selimi [1.9 milion euro].

Totali i shpenzimeve për të gjithë të akuzuarit është 13.142.224 euro.

Më poshtë gjeni statistikat: