Dhunohet një femër në Gjilan

Një femër dyshohet se është dhunuar në gusht të këtij viti, ndërsa rasti është raportuar sot në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për hetime.

“Është iniciuar rasti i lartcekur [dhunimit], pasi viktima femër kosovare kishte raportuar rastin. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim të mëtutjeshëm të rastit”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri