Laporta: Pique ka arritur gjithçka dhe është pjesë e mburojës së Barçës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në lidhje me pensionimin e Gerard Piques.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Piqe njoftoi pensionimin nga futbolli.

Laporta deklaroi në Barça TV, pasi mësoi për vendimin e spanjollit për t’u tërhequr, se “ai është pjesë e mburojës së Barçës, ai do të jetë gjithmonë një pikë referimi, ai ka treguar me bollëk atë që dëshiron nga Barça”.

Vendimi i qendërmbrojtësit ka habitur bordin drejtues të klubit dhe ende nuk ka një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, por gjithçka tregon se do të ketë një marrëveshje.

Presidenti i Barcelonës shpjegoi se janë afër arritjes së marrëveshjes.

“Marrëveshja është ende në proces të finalizimit, por lojtari është shumë i gatshëm të ndihmojë klubin. Ai e kupton situatën e klubit në lidhje me ‘fair-play’, faturën e pagave sportive dhe ka një predispozitë të madhe”, vazhdoi ai.

Laporta shpjegoi se: “Ne kishim folur tashmë dhe në ngjarjet e fundit kishim bërë reflektime të përbashkëta. Vendimin ia kishim lënë në dorë lojtarit”.

Për mënyrën se si ka zgjedhur për të shpallur lamtumirën e tij, presidenti tha: “Ka bërë një video shumë emocionuese dhe se ai është një referencë e Barcelonës, e një tifozerie të pamohueshme të Barcelonës”.

Ai përfundoi se “Pique ka arritur gjithçka dhe është pjesë e mburojës së Barçës”, përfundoi ai.