Çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë e benzina një më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrërisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit, thuhet se çmimi i naftës që nga dita e djeshme, e cila ishte 1.72 euro, ka rënë në 1.71 euro për litër, ndërsa i benzinës në 1.45 euro për litër, një cent më shumë se dje.

Ndërkohë, çmimi për produktin gaz është 71 centë, i cili nuk ka lëvizur nga 24 orët e fundit. /Zëri