Bad News Eagles përballet me ekipin rus Spirit në Legends Stage

Ekipi kosovar në CS:GO, BNE, tashmë ka mësuar kundërshtarin.

Pas paraqitjeve fenomenale në “Challenger Stage”, ku në tri ndeshje morën tri fitore, BNE vazhdon rrugëtimin në “Legends Stage” në Major të Rio de Janieros.

Djelmoshat e Kosovës e kanë mësuar tashmë kundërshtarin e tyre dhe bëhet fjalë për ekipin rus, Spirit.

Spirit renditet në vendin e 13-të në botë, ndërsa përfaqësohen nga “chopper”, “magixx”, “s1ren”, “Patsi” dhe “Wonderful”.

Ndeshja zhvillohet të shtunën, me fillim në orën 15:00.