Borrell: Duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu ka thënë ai në një fjalë rasti, nga takimi i ministrave të Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë, njofton klankosova.
“Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”.