A2 CNN në shtëpinë e të moshuarës, e bija mes lotëve: S’kemi më besim tek askush [video]

Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende tronditja për atë çfarë ndodhi. Për A2 CNN rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.

Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar. Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë. Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë. /a2cn