Sot moti, më i freskët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot më i freskët.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Zëri