Arrestohen tre persona për bixhoz në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë sot pasi në një lokal në rrugën “Nëna Tereza” ishin kapur duke luajtur bixhoz.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të dyshuarit akuzohen për veprat penale organizim me skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

"Arrestohen tre të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht nga Njësia e Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar:

• F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit)

• M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe

• F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968," thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri