Rasti i rrahjes së të moshuarës, shtyhet seanca ndaj tri infermiereve
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tri infermiereve të Shtëpisë së Pleqeve “Orenda” për rastin e dhunës ndaj të moshuarës.
Shtyrja është bërë me kërkesë të avokatëve të të dyshuarave, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrejte sociale, shihej një infermiere duke e goditur me shpulakë e shqelma një të moshuar në “Orenda”.