Konjufca takon eurodeputetët e KPSA-së, flasin për integrimin e Kosovës në BE

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë (KPSA), të kryesuar nga Romeo Franz.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin e Kosovës në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, raporton Zeri.info.

Konjufca tha se Kuvendi është i përkushtuar në zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.

“Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca”, thuhet në komunikatë. /Zëri