Policia shpall në kërkim gjashtë persona të dyshuar për krime lufte [foto]

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka shpallur në kërkim gjashtë persona të dyshuar për krime lufte.

Policia ka publikuar të dhënat e personave të shpallur në kërkim bashkë me fotografitë e tyre, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Personat e shpallur në kërkim janë:

1. AKSIC (Voimir) Cedomir; data e lindjes; 10.05.1960

2. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967

3. JOVANOVIC (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961

4. PAUNOVIC (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969

5. RACIC (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974

6. RAJKOVIC (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974

Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët ose kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje të lajmërojnë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

- Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com.