Haradinaj tri kërkesa për Kurtin, kërkon shtyrjen e vendimit për targat siç kërkoi edhe SHBA-ja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është drejtuar me një letër kryeministrit të vendit Albin Kurtit në lidhje me situatën pas vendimit për targat ilegale.

Haradinaj tha në një konferencë të jashtëzakonshme se në letrën e tij i është drejtuar me tri kërkesa kryeministrit, duke kërkuar që të koordinohet me SHBA-në dhe të ndërpresë zbatimin e vendimit për targat në veri, raporton Zeri.info.

Kreu i AAK-së tha se kërkesat vijnë pas shqetësimit në veri dhe situatës së sigurisë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto janë tri kërkesat e Haradinajt:

I kam kërkuar me urgjencë që të pranojë kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten veprimet e zbatimit në fjalë.

- Deri në marrëveshjen finale të mos marrë asnjë veprim që rrezikon sigurinë e vendit në cilëndo pjesë të tij pa koordinim në plotni me SHBA-në.

Të vërë kontakt me këshilltarin nacional për siguri të presidentit Joe Biden për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensjonojnë situatën e sigurisë në rajon deri në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.