U hiqen licencat katër infermiereve të arrestuara për rastin në Pejë

Oda e Infermiereve të Kosovës (OIK) ua ka tërhequr licencat katër infermiereve të arrestuara për dhunë ndaj një gruaje në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

OIK-u, përveç licencave, i ka shlyer nga regjistri infermieret: Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi-Gashi, transmeton Zeri.info.

“Vendimi është marrë me propozim urgjent të prokurorit të OIK-ut, si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me Nr. Prot. 05-3044 të datës 03.11.2022”, thuhet në njoftim.

Vendimi i plotë: