Osmani: Marrëveshjet në Samitin e Berlinit forcojnë bashkëpunimin rajonal

Sot është zhvilluar Samiti i Berlinit, ku u nënshkrua Marrëveshja mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave dhe kualifikimeve profesionale.

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo marrëveshje kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, raporton Zeri.info.

Ajo ndër të tjera ka falënderuar edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe udhëheqësit e BE-së për përkushtimin e treguar ndaj Kosovës.

“Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka falënderuar kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, për përkushtimin e tyre ndaj integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet palë plotësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e barabarësisë”, thuhet në komunikatë. /Zëri