Ismaili: Shqetësues mosbesimi i liderëve në institucionet publike shëndetësore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se neglizhenca e Qeverisë ndaj sektorit të shëndetësisë është shqetësuese.

Ai ka thënë se është për keqardhje mosbesimi në institucionet publike shëndetësore, duke përmendur rastin e operimit të presidentes Osmani në një klinikë private, raporton Zeri.info

“Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit”, u shpreh ai.

Ismaili, ndër të tjera, ka thënë se këtë gjendje e rëndon më shumë fakti që ky sektor është ende pa ministër.

“Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund”, shkroi ai. /Zëri