Kurti në Berlin: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka folur edhe për krizën energjetike me të cilët po përballen Evropa dhe rajoni.

Gjatë seancës së Procesit të Berlinit, ku është folur për energjinë, Kurti ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i shtrenjtë për sigurinë e Evropës dhe jetën e njerëzve në Ukrainë, transmeton Zeri.info.

“Në seancën e energjisë theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e njerëzve në Ukrainë. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen”, shkroi Kurti në Twitter, duke shtuar se për të arritur këtë nevojiten solidaritet dhe mbështetje financiare. /Zëri