Komuna e Vushtrrisë ngushëllon familjet e dy të rinjve që vdiqën pas aksidentit në Gojbulë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku kanë vdekur dy të rinj, 19 dhe 17 vjeç.

Komuna e Vushtrrisë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se është tejet pikëllues lajmi për vdekjen e tyre.

“Më pikëlloi thellë lajmi për vdekjen tragjike të dy të rinjve vushtrrias. Të nderuara familje Pllana, duke bashkëndier dhembjen me juve në këto momente të rënda e pikëllimi, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, në emrin tim dhe të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në telegramin e Komunës. /Zëri