Borrell: E papranueshme djegia e veturave në veri

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është e papranueshme djegia e veturave në veri të Kosovës.

Borrelli, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Berlin, ka thënë se ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës, ndërsa shtoi se marrëveshjet e arritura në dialog duhet të respektohen, transmeton Zeri.info.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti përpara Procesit të Berlinit. Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, shkroi ai në Twitter. /Zëri