“Daily Mail” shkruan për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Dje në media u raportua për një rast të dhunës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku shihej se një infermiere godiste me shuplaka dhe shqelma një të moshuar.

Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka cilësuar këtë veprim të infermieres si të shëmtuar, raporton Zeri.info.

“Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të moshuarve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saj sulmojnë të moshuarën”, shkroi “Daily Mail”.

Më tej theksohet se në video dëgjohet infermierja duke thënë “Vetëm një shuplakë të vogël, unë di të godas më shumë”.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka arrestuar tri infermiere për këtë rast, teksa për rastin reaguan edhe liderët e shtetit. /Zëri

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU:

https://www.dailymail.co.uk/news/article-11383869/Shocking-moment-elderly-woman-Kosovo-care-home-SLAPPED-repeatedly-nurse.html