Theret me thikë një person në Çagllavicë

Dje në Çagllavicë, rreth orës 15:05, një person është therur me thikë, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e përleshjes me njëri-tjetrin.

Policia më tej raporton se të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri