Sulmoi përmbaruesen në Vushtrri, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Dje rreth orës 12:05 një person në Vushtrri ka sulmuar një zyrtare të Zyrës së Përmbarimit privat në shenjë revolte.

Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri