Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri, ku vdiqën dy të rinj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj, të moshës 19 dhe 17 vjeç.

Polica, përmes raportit 24-orësh, ka thënë se dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, e cila ka bërë që vetura të rrokulliset.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se veturën e voziste i mituri.

“Vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës, si dhe me urdhër të prokurorit viktimat dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri