Vdesin dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, në një aksident në Vushtrri

Policia e Kosovës, dje rreth orës 22:00, ka njoftuar se ka ndodhur një aksident në Gojbulë të Vushtrrisë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Bëhet e ditur se mosha e të vdekurve është 19 dhe 17 vjeç, raporton Zeri.info.

“Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Zëri