Milani kualifikohet tutje duke mposhtur thellë Salzburgun, PSG-ja triumfon te Juventusi dhe kalon tutje nga vendi i dytë

Milani e ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve falë fitores 4:0 ndaj Salzburgut.

Olivier Giroud kontribuoi me dy gola në minutat 14 dhe 57-të në takimin e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Me nga një gol për “Rossonerët” kontribuuan edhe Kruniq në minutën e 46-të dhe Messias në minutën e dytë shtesë të ballafaqimit. Me këtë fitore, Milani siguron kalimin tutje nga vendi i dytë në Grupin E.

Nga po i njëjti grup, Chelsea pas fitores 2:1 kundër Dinamo Zagrebit kalon tutje si lider nga pozita e parë. Sterling dhe Zakaria shënuan për “Blutë” në minutat 18-të dhe 30-të. Për kroatët shënoi Petkoviq në minutën e shtatë.

Paris Saint-Germaini e ka fituar ndeshjen kundër Juventusit 1:2 në “Allianz Stadium” dhe kësisoj është kualifikuar në fazën “nokaut” nga pozita e dytë, ndonëse me pikë të njëjta me Benficën (14).

Kylian Mbappe në minutën e 13-të dhe Mendes në minutën e 69-të ishin golashënuesit e parisienëve. Bonucci shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”.