“Ata nuk donin që ai të largohej”- Ten Hagu flet për transferimin shokues të Casemiros nga Real Madridi

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka pohuar se Real Madridi nuk donte ta shiste Casemiron në verë para se të transferohej me para të mëdha në Old Trafford.

Braziliani u transferua në United gjatë verës për 60 milionë funte fillestare, ndërkohë që ata mund të paguanin edhe 10 milionë funte shtesë.

Ai kishte kaluar nëntë vjet me Los Blancos, por tani po vendoset si një pjesë kyçe e ekipit të Unitedit.

Duke folur në shtyp për lojtarin, Ten Hag tha: “Ju e shihni atë duke u rritur lojë për lojë dhe gjithashtu ekipi ynë po rritet, kështu që ne jemi vërtet të kënaqur me përparimin, por ne duhet ta vazhdojmë atë proces. Ne jemi nuk jemi të kënaqur dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Ai më tha se kishte nevojë për një sfidë të re sepse në Real Madrid ai fitoi gjithçka. Ai ishte një pjesë e madhe në Real Madrid dhe ata nuk donin që ai të largohej, por ai kishte ndjenjën: “Duhet të shkoj në një klub tjetër, një tjetër ligë për të provuar veten”. Dhe kjo tregon urinë e tij. Më pëlqen shumë. Që nga dita e parë ai ka ardhur me atë qëndrim në çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe më pëlqen shumë. Ai do të jetë gjithnjë e më i rëndësishëm për ekipin tone”.

Duke fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve në Madrid, nuk është e vështirë të kuptosh pse ata do të kishin hezituar ta shihnin largimin e tij. /Zeri.info