Real Madridi kualifikohet tutje si lider i grupit, e mposht thellë Celticun

Real Madridi me fitore 5:1 kundër Celticut ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales në Ligën e Kampionëve si lider i Grupit E.

Luka Modriq në minutën e 6-të dhe Rodrygo në të 21-tën minutë shënuan golat e parë nga penalltia në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Asensio trefishoi shifrat në minutën e 51-të. 10 minuta më vonë në skenë doli edhe Vinicius Junior që shënoi golin e katërt.

Për golin e pestë u përkujdes uruguaiani Valverde me një supergol në minutën e 71-të.

Golin e nderit për skocezët e regjistroi Jota gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt

Los Blancos mbyllin fazën e grupeve me 13 pikë, një më shumë se Leipzig që kalon tutje nga vendi i dytë.

Shakhtar Donetsk garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës përmes vendit të tretë me gjashtë pikë, kurse krejt në fund është Celtic me vetëm dy pikë.