Juventus - PSG, publikohen formacionet bazë
Juventusi dhe Paris Saint-Germaini kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
“Allianz Stadium” në Torino do të jetë arenë e përballjes së Grupit H me fillim nga ora 21:00.
Dyja skuadrat e synojnë fitoren, veçse për qëllime krejt të kundërta.
PSG-ja ka udhëtuar për fitore në mënyrë që të sigurojë kalimin e grupit nga pozita e parë.
Juventusi kërkon pikët e plota për ta siguruar të paktën vazhdimin e garave në Ligën e Evropës përmes vendit të tretë.
Formacionet zyrtare:
JUVENTUS: Szczesny, Locatelli, Cuadrado, Alex Sandro, Milik, Gatti, Kostiq, Bonucci, Miretti, Rabiot, Fagioli.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Ramos, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Ruiz, Bernat, Vitinha, Soler, Messi.