Real Madridi synon ta mbyllë fazën e grupeve si lider ndaj Celticut, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madridi - Celtic për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 18:45.

Los Blancos kanë 10 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Leipzigu. Celtic është me dy pikë gjithsej dhe pa gjasa as për Ligën e Evropës.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Modriq, Asensio, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Mendy.

Celtic: Hart, Taylor, Starfelt, Jenz, Furuhashi, Abada, Mooy, O’Riley, Maeda, Hatate, Juranoviq. /Zeri.info