Daçiq: Serbia përkrah liberalizimin për Kosovën, që shqiptarët ta braktisin vendin e tyre
Shefi i diplomacisë serbe, në një deklaratë për media, së fundmi ka thënë se Serbia aspak nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo pasi Kosova pas liberalizimit do të zbrazet.
Këtë deklaratë të Daçiqit e ka publikuar anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Serbi, Boris Miliçeviq, që është ndihmës i ministrit për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogun shoqëror në Qeverinë e Serbisë.
Daçiqi e tha edhe në vitin 2019, kur ishte ministër i Jashtëm, se Serbia është pro që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, në mënyrë që shqiptarët ta braktisin vendin e tyre.
#Srbija uopšte nije problem za viznu liberalizaciju za graëane Kosova. Mi se slaëemo s tim, ali ne da #EU. A zašto neëe da daju viznu liberalizaciju? Jer, znaju kada bi to uradili pola graëana bi odmah otišlo u EU.
— Boris Miliëevië (@bvjmilicevic) November 2, 2022
I, ja bih tu pomogao. #Kosovo #eu #ivicadacic @socijalisti pic.twitter.com/toAJkBqK31