Memli Krasniqi, së shpejti për vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së shpejti do të bëjë një vizitë zyrtare në Washington e Bruksel.
Nga PDK-ja kanë konfirmuar për “Zërin” se vizita e Krasniqit pritet të bëhet në pjesën e dytë të muajit nëntor.
Kreu i opozitës pritet të ketë takime të nivelit të lartë në SHBA dhe Bruksel.
Temë kryesore në këto vizita pritet të jetë situata në Kosovë dhe rajon. /Zëri