Gjendet pa shenja jete një burrë në Shtime
Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Shtime.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që me kërkesë të familjes trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes për ceremoni varrimi”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri