Vetura godet për vdekje motoçiklistin në Mitrovicë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën pasdite në Mitrovicë.
Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë, ku shoferi i kësaj të fundit ka humbur jetën, transmeton Zeri.info.
Sipas Policisë, dyshohet se derisa i dyshuari - vozitësi i veturës me targa civile ka qenë duke e vozitur veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur motoçikletën, të cilën ishte duke e vozitur viktima, me ç’rast vozitësi i motoçikletës ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML - Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri