Publikohen çmimet e derivateve për sot, ka lëvizje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për derivatet, që do të vlejnë gjatë 24 orëve.

Ministria ka caktuar që nafta të shitet sot për 1.72 euro për litër, ose një cent më lirë se dje, ndërsa benzina ka shënuar rritje për një cent dhe sot do të ketë çmimin 1.43 euro për litër, transmeton Zeri.info.

Edhe gazi sot është një cent më lirë dhe do të shitet 71 centë për litër. /Zëri

Më poshtë gjeni publikimin nga Ministria e Tregtisë: