Bie në gjashtë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë vetëm gjashtë raste aktive me koronavirus.

MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar vetëm një rast pozitiv, ndërkaq janë shëruar 11 persona.

Ministria po ashtu bën të ditur se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 27 persona, ndërsa nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,571 doza të vaksinës.