AAK-ja viziton sindikatat, fillon me SBASHK-un

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të vizitojë tri sindikata të vendit.

Vizitën e parë do ta zhvillojë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) në orën 11:00, për të vazhduar pastaj në Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës, në orën 13:00.

Ndërkaq, përmbylljen e vizitave e bën me Sindikatën e Policisë së Kosovës, në orën 14:30.