Mehaj i reagon Vuçiqit për dronët, thotë se po tenton të krijojë tensione në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se disa dronë të panjohur po hyjnë nga Kosova në Rashkë.

Ai ka thënë se këto pretendime janë tërësisht të pavërteta, që sipas tij rritin tensionet, raporton Zeri.info.

“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiq sesa me rezultatet e dialogut”, u shpreh ai.

Mehaj më tej ka thënë se tentim destabilizimit i Kosovës përmes frikës është në kundërshtim me marrëveshjet që janë arritur në dialog.

“Tentim destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb, qytetarët tanë, për gjoja masat e dhunshme që priten të ndërmerren nga ana e institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë, e të cilat u'a rikujtojmë se janë të tilla, ilegale, pasi janë në kundërshtimin me marrëveshjen e derivuar nga dialogu në mes të dyja palëve, si dhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.10.2022, në të cilin është vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në tre faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023”, shkroi ai./Zëri